Aktualitet

Itali/ Shqiptari humb jetën tragjikisht në vendin e punës, kryebashkiaku: Familja e tij s’ishte e huaj për ne

8 Tetor 2019, 16:44 Nga DOSJA
Itali/ Shqiptari humb jetën tragjikisht në vendin e punës,

ITALI- Një shqiptar humbi jetën në Itali, teksa ishte duke punuar. 63 vjeçari Aleksandër Thani punonte në Genola, kur u godit për vdekje nga një vinç në kantier.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shqiptari ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni në momentin kur u godit nga një vinç.

Sipas policisë italiane, ai u gjet nga shokët i goditur dhe në gjendje shumë të rëndë. Pavarësiht ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ai la pas gruan Elisabeta dhe dy femijë. Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë ka treguar se: “Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksander te jete një paralajmërim për të gjithë botën e punës”.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander thani itali vdes shqiptari aleksander thani itali vdes shqiptari

Sondazh

Poll