Aktualitet

Fshehu kokainë me vlerë 60 mijë euro në bodrumin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali

8 Tetor 2019, 15:59 Nga DOSJA
Fshehu kokainë me vlerë 60 mijë euro në bodrumin e

ITALI- Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Burri me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, u arrestua sërish pas ndjekjes për disa javë nga policia.

Shqiptari i arrestuar, i cili jeton në Prato, takohej fshehtazi me persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e drogës, teksa lëvizte gjithmonë me të njëjtin mjet.

Gjatë kontrollit, karabinierët sekuestruan pesë pako me lëndë narkotike kokainë me një peshë prej gjysmë kg, ndërsa u sekuestruan edhe 2500 euro që u gjetën brenda ndërtesës.

Pas sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike, shqiptari u arrestua. Mediat lokale italiane shkruajnë se nëse kokaina do të shitej në tregun me pakicë do të shpërndahej në rreth 1 200 doza me një fitim minimal prej 60 mijë eurosh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali shitje kokaine arrestohet shqiptari itali shitje kokaine

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2019, 14:34

Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmij...