Aktualitet

Kokaina nga Ekuadori/ Ardi Veliu ‘zbarkon’ në Elbasan, reprezale vartësve: Intensifikoni punën

8 Tetor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Kokaina nga Ekuadori/ Ardi Veliu ‘zbarkon’ në Elbasan,

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar në Elbasan ku edhe ka zhvilluar takime me strukturat e drejtorisë së qytetit.

Mësohet se Veliu ka qënë i pakënaqur me punën e drejorëve dhe u ka kërkuar atyre që të intensifikojnë punën për të goditur grupet kriminale që veprojnë në Elbasan.

Operacioni u zhvillua më 19 shtator, dhe në të morën pjesë DEA amerikane dhe pala greke. 

Takimi u zhvillua disa ditë pas kapjes së drogës  që u nis nga Ekuadori me 4 konteinerë me banane, brenda të cilëve kanë qenë edhe 137 kilogramë kokainë dhe e cila dyshohet se kishte si destinacion Elbasanin. Droga është pikasur në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas ka përfunduar në portin e Durrësit. Policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë dhe nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ne elbasan elbasan kokaina ne durres ardi veliu ne elbasan elbasan kokaina ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2019, 14:34

Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmij...