Sport

Alarm te Man.City! Një titullar në dyshim për finalen e së shtunës…

Kyle Walker është me pambuk për shkak të shqetësimit fizik katër ditë pas duelit kundër Interit

6 Qershor 2023, 18:57 Nga DOSJA
Alarm te Man.City! Një titullar në dyshim për finalen e së

ANGLI - Manchester City do të përballet me Interin të shtunën, në finalen e Champions League (21:00), në stadiumin ‘Ataturk’ të Stambollit. Katër ditë para duelit të përmendur, të gjitha alarmet po bien rreth figurës së Kyle Walker, i cili mund të mos arrijë në kohë për të dalë në lojë.

Mbrojtësi anglez, titullar i rregullt në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, ka shqetësime fizike dhe për këtë arsye, nuk dihet nëse do të marrë pjesë apo jo në finale. 

"Ai kishte një problem me shpinën. Dje nuk ishte mirë dhe sot është pak më mirë. Ne nuk donim të rrezikonim me të dhe do të shohim se si do të jetë ai në ditët në vijim,"- tregoi vetë Pep Guardiola, të martën gjatë ‘ditës mediatike’ të Manchester City.

Në fakt, Walker nuk mori pjesë në stërvitjen e hapur për publikun që Manchester City zhvilloi këtë të martë. Deri tani këtë sezon, Walker, 33 vjeç, ka marrë pjesë në gjithsej 38 ndeshje zyrtare, performanca e tij u kujtua veçanërisht gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madridit, duke fituar duelin personal kundër Vinicius.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll