Sport

Joana Sanz tregon se Dani Alves s'e ndihmoi financiarisht të largohej nga Spanja!

Gruaja nga Tenerife ka dhënë një intervistë për 'Vanitatis'

6 Qershor 2023, 17:41 Nga DOSJA

Joana Sanz tregon se Dani Alves s'e ndihmoi financiarisht të largohej

SPANJE - Modelja nga Tenerife, Joana Sanz, ende gruaja e ish-futbollistit Daniel Alves, ka dhënë një intervistë për portalin ‘Vanitatis’, ku thyen heshtjen për situatën e brazilianit, aktualisht në burg për përdhunimin e dyshuar të një gruaje në klubin e natës Sutton më 30 dhjetor.

Dani Alves ndodhet në burg prej gati gjashtë muajsh dhe bashkëshortja e tij shpjegoi pa i grirë fjalët, se si është gjendja e saj, ajo e Alves dhe çfarë ndodhi mes gjithë zhurmës mediatike.

Joana Sanz, për Alves: "Unë besoj në pafajësinë e tij"

"Unë besoj në pafajësinë e tij dhe shpresoj të mos e kem gabim. Duke e njohur, mund të them që Dani nuk është njeri i keq. Edhe pse ai e ka prishur martesën tonë, deri në fund. Por mendoj se nuk do ta kishte bërë kurrë këtë, duke e ditur se mund të humbiste gjithçka”, tha modelja.

Joana Sanz tregon se Dani Alves s'e ndihmoi financiarisht të largohej

Veç kësaj, për divorcin e mundshëm mes të dyve, Joana Sanz tha: “Nuk i kemi nisur ende procedurat. Jemi ende të martuar. Për momentin është vetëm me fjalë, unë dhe Dani kemi një bisedë në pritje”.

Joana Sanz: "I kërkova ndihmë financiare për t'u larguar nga vendi"

Modelja pohon se po e kalon “keq” dhe se shkon për ndihmë te psikologu. "Gjithçka që ka ndodhur është e jashtëzakonshme. Dhe po më spërkat gjithçka pa bërë asgjë. Përkundrazi, edhe unë jam viktimë. Më duhet të përballem me diçka që kam gjetur pa e ngrënë apo pirë," thotë ajo.

Joana Sanz tregon se Dani Alves s'e ndihmoi financiarisht të largohej

Përveç kësaj, Joana Sanz zbulon një episod mes saj dhe Alves dhe tregon se ishte mërzitur që ish-futbollisti nuk i dha ndihmë financiare për t'u larguar nga vendi: “Në atë moment i kërkova Danit ndihmë financiare për t'u larguar nga Spanja. Vetëm për shëndetin mendor i kërkova ndihmë, që të mund të largohesha, por Dani më tha jo ”, sqaroi ajo.

Sipas Joana Sanz, Alves i tha asaj, se "tani nuk mund të bënte dot asgjë financiarisht".  "Natyrisht që e kam marrë për keq. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë në jetë, por kam parë se si ai i ndihmonte në çdo mënyrë miqtë e tij dhe njerëzit që sapo kishte takuar. Prandaj më shqetësoi",- ka komentuar Joana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll