Sport

“Tërmet” te Milani, legjenda Paulo Maldini zyrtarisht i jep i lamtumirën kuqezinjve…

Menaxheri dhe ish-kapiteni i Malinit largohen nga klubi kuqezi, pa një zgjidhje konsensuale

6 Qershor 2023, 18:31 Nga DOSJA

“Tërmet” te Milani, legjenda Paulo Maldini zyrtarisht i jep i

ITALI - Rrugët e Paolo Maldinit dhe Milanit ndahen sërish, 14 vjet pas herës së parë, si futbollist.  Lajmi në 'ajër', pas përballjes me pronësinë e kuqezinjve, u zyrtarizua me një deklaratë të klubit, në të cilën përcaktohet lamtumira e Paolo Maldinit me efekt nga 5 qershori 2023.

“Përgjegjësitë e tij do t'i caktohen një grupi të integruar pune”. Asnjë zgjidhje konsensuale ndërmjet palëve.

“AC Milan njofton se Paolo Maldini përfundon mandatin e tij në klub, me efekt nga 5 qershori 2023. E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me Milanin që u rikthye në Champions League dhe fitoi ‘Scudetton’ në sezonin 2021/22.

Përgjegjësitë e tij do t'i caktohen një grupi pune të integruar, i cili do të punojë ngushtë me trajnerin e ekipit të parë, duke i raportuar drejtpërdrejt administratorit ekzekutiv”,- thuhej në njoftimin për shtyp të klubit të Milanit.

“Tërmet” te Milani, legjenda Paulo Maldini zyrtarisht i jep i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll