Sport

Julian Nagelsmann pritet në Paris, “epoka” për Galtier ka përfunduar te PSG...

Ndërsa Luis Campos i njoftoi të martën Christophe Galtier, se nuk do të ishte më trajner i PSG-së sezonin e ardhshëm, Julian Nagelsmann pritet brenda 24 orëve në Paris për të vazhduar diskutimet me drejtuesit parizienë.

6 Qershor 2023, 15:52 Nga DOSJA
Julian Nagelsmann pritet në Paris, “epoka” për Galtier ka

FRANCE - Nëse largimi i Christophe Galtier ishte ‘vulosur’ prej disa ditësh nga drejtuesit e klubit, trajneri i PSG-së ende nuk ishte informuar drejtpërdrejt për përfundimin e bashkëpunimit. 

Kjo është bërë në mëngjesin e të martës. Siç bën me dije ‘Le Parisien’, Luis Campos e bëri njoftimin për Galtier, në orët e fundit. Ish-trajneri i Lille dhe Nice, qëndroi vetëm një vit në krye të PSG.

PSG është ende duke punuar shumë për të gjetur trajnerin e tyre të ri. Ndërsa Doha ka vendosur Julian Nagelsmann si zgjedhjen e parë, gjermani pritet të mërkurën në Paris. 

Ai do të mund të vazhdojë diskutimet me drejtuesit e kampit francez, pasi kontaktet kanë nisur disa javë më parë. 

Ardhja e Thierry Henry si ndihmës trajner i Nagelsmann është ende duke u studiuar: të dy burrat kanë diskutuar shumë kohët e fundit për një bashkëpunim të mundshëm dhe që duhet të vendost përfundimisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll