Sport

Superkupa e Francës, shtyhet për në janar...

Fillimisht, i planifikuar për në verë, edicioni 2023 i këtij kompeticioni, ku do të përballet Paris Saint-Germain me fituesit të Kupës së Francës, Toulouse, është shtyrë për fillimin e vitit të ardhshëm. Vendndodhja ende nuk është përcaktuar.

6 Qershor 2023, 16:23 Nga DOSJA
Superkupa e Francës, shtyhet për në janar...

FRANCE - Pritej dhe tani është regjistruar: ‘Trophée des Champions’, siç quhet Superkupa në Francës, do të shtyhet për në janar. Në një intervistë për ‘L'Equipe’, Vincent Labrune, presidenti i Ligës Profesionale të Futbollit (LFP) konfirmoi se mbajtja e këtij kompeticioni, i cili do të vinte përballë Paris Saint-Germain, si kampione dhe Toulouse FC, si fituese e Kupës së Francës, u shty.

I pyetur për ndeshjen e planifikuar fillimisht për 5 gusht në Bangkok, në stadiumin kombëtar ‘Rajamangala’, Labrune tha: “Në të vërtetë, ajo nuk do të zhvillohet këtë verë në Tajlandë për arsye krejtësisht jashtë kontrollit të Ligës. Por në fund të fundit është një bekim. Kjo do të na mundësojë ta zhvendosim atë në një datë më të favorshme, në fillim të janarit”.

Vendi i takimit ende nuk është përcaktuar. “Ne po punojmë në tre opsione, të gjitha jashtë vendit”,- shtoi Vincent Labrune. Edicioni i mëparshëm i ‘Trophée des Champions’, i organizuar në Tel Aviv (Izrael) më 31 korrik 2022, pa Paris Saint-Germain të fitojë lehtësisht kundër Nantes (4-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll