Aktualitet

Iu refuzua azili dhe vijonin të qëndronin në vendet e BE-së, riatdhesohen 60 shqiptarë

8 Tetor 2019, 14:54 Nga DOSJA
Iu refuzua azili dhe vijonin të qëndronin në vendet e BE-së,

TIRANË– 60 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme pasi u është refuzuar azili për të cilin kishin aplikuar.

Shtetasit shqiptarë janë kapur teksa qëndronin në mënyrë të paligjshme në Francë dhe Në Belgjikë, pasi u ishte refuzuar azili.

55 persona u riatdhesuan nga Franca ndërsa 5 të tjerë nga Belgjika.

60 shqiptarët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende, por nuk e kishin praktikuar.

Njoftimi nga policia Rinas

Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë , nga këta 55  nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesohen 60 shqiptare nga franca dhe belgjika rinas tirane riatdhesohen 60 shqiptare nga franca dhe belgjika rinas tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2019, 14:34

Gazetari italian i emisionit ‘Le Iene’ Luigi Pelazzo ka treguar për SYRI TV dhe SYRI.net se si ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka braktisur një fëmij...