Bota

Republika Çeke: Akti i digës është si përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky e ka konsideruar bombardimin e digës një brutalitet që duhet ndëshkuar.

6 Qershor 2023, 15:25 Nga f.i
Republika Çeke: Akti i digës është si përdorimi i
Jan Lipavsky

UKRAINË- Ministri i Jashtëm çek e ka krahasuar sulmin në digën Nova Kakhovka me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë kundër civilëve. Me anë të një postimi në Twitter, Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky e ka konsideruar bombardimin e digës një brutalitet që duhet ndëshkuar, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i jashtëm ka akuzuar Rusinë për këtë akt të tmerrshëm në agresionin e saj kundër Ukrainës.

Pas kësaj, ai miratoi një paketë ndihme prej 10 milionë CZK për rajonin e prekur, e cila, sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme Daniel Drake, është shuma më e lartë që departamenti mund të dërgojë pa miratim nga qeveria.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll