Bota

"Po përdorin ujin si armë", Estonia akuzon Rusinë për krim lufte

Kryeministrja e Estonisë, e ka quajtur shpërthimin në digën Nova Kakhovka një “krim lufte”.

6 Qershor 2023, 14:08 Nga f.i
"Po përdorin ujin si armë", Estonia akuzon Rusinë
Kaja Kallas

ESTONI- Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e ka quajtur shpërthimin në digën Nova Kakhovka një “krim lufte” në një mesazh në Twitter.

"Shteti terrorist Rusia tani e ka kthyer ujin në armë. Shkatërrimi i digës NovaKakhovka është një krim lufte që prek civilë të panumërt dhe sjell shkatërrim masiv. Ne duhet ta ndalojmë këtë cikël agresioni duke ndihmuar Ukrainën të fitojë dhe duke dhënë përgjegjësi të plotë,"-shkruan Kallas.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll