Bota

Shefi i NATO-s: Rusia nuk mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës

Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancës perëndimore të mbrojtjes ushtarake.

6 Qershor 2023, 15:08 Nga f.i
Shefi i NATO-s: Rusia nuk mund ta bllokojë anëtarësimin e
Jens Stoltenberg

UKRAINË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarësimin eventual të Ukrainës në aleancës perëndimore të mbrojtjes ushtarake.

"Të gjithë aleatët pajtohen se dera e NATO-s mbetet e hapur, që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë vetoje”, -tha Stoltenberg më 6 qershor.

Shefi i NATO-s ishte në kryeqytetin e Sllovakisë Bratislavë për bisedime me presidentët e krahut lindor të aleancës, të ashtuquajturin grupi i Bukureshtit Nine. Bisedimet e Bratislavës erdhën përpara samitit të NATO-s të muajit të ardhshëm në Vilnius, ku Stoltenberg tha se aleanca do të marrë vendime "shumë të rëndësishme".

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll