Bota

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Të hapur për zgjedhje të reja në Veri, me disa kushte

Gervalla tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do t’i kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

6 Qershor 2023, 14:47 Nga f.i
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Të hapur për zgjedhje të reja
Donika Gervalla-Schwarz

KOSOVË- Ministrja e Jashtme kosovare Donika Gervalla-Schwarz pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës është kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja, raporton Reuters.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhen hapa në mes”, tha ajo.

Gervalla tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do t’i kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, duke shtuar se njerëzit nuk duhet ta ndjejnë kërcënimin e dhunës nga turma.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll