Bota

Fillojnë arrestimet në veri/ Vihet në pranga personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviçit

Svelça ka theksuar se me arrestimin e autorit, koha e pandëshkueshmërisë në veri ka marrë fund.

6 Qershor 2023, 13:36 Nga f.i
Fillojnë arrestimet në veri/ Vihet në pranga personi që
foto ilustruese

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është arrestuar personi i cili e ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç.

Svelça në një postimi në Facebook ka shkruar se të dielën i njëjti person është ndaluar për kontrabandë me mallra dhe sot është arrestuar për kërcënim. Svelça ka theksuar se me arrestimin e autorit, koha e pandëshkueshmërisë në veri ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviçit, znj. Dragana Miletiç. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka thënë ai.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll