Bota

Takimi me Escobar dhe Lajçak/ Reagon përfaqësuesi i Listës Serbe: Protestat në veri do të vazhdojnë

Po pas përfundimit të fjalimit, disa gazetarë kanë arritur të marrin një koment nga Goran Rakiq lidhur me takimin, ku ai është shprehur se protestat në veri do të vazhdojnë.

6 Qershor 2023, 15:11 Nga a.l
Takimi me Escobar dhe Lajçak/ Reagon përfaqësuesi i Listës
Goran Rakiq

KOSOVË- Përfaqësues të Listës Serbe pas takimit me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, kanë mbajtur një fjalim para protestuesve serbë në Zveçan, ku mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. 

Po pas përfundimit të fjalimit, disa gazetarë kanë arritur të marrin një koment nga Goran Rakiq lidhur me takimin, ku ai është shprehur se protestat në veri do të vazhdojnë. Prej 26 majit, serbët lokalë të komunave veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 7 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave. 

tensione në veri të kosovës goran rakiq

Sondazh

Poll