Sport

"Anija e lundrimit të Neymarit do të ‘djersijë’ nga alkooli... dhe gjëra të tjera"

Udhëtimi do të jetë në anijen turistike MSC Preziosa, me një kapacitet prej 3500 pasagjerësh dhe tani e tutje, ylli brazilian ka nisur të shesë biletat

6 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA
"Anija e lundrimit të Neymarit do të ‘djersijë’

BRAZIL - Neymar ka vendosur të bëjë një pushim nga bota e futbollit, duke krijuar një projekt të ri turistik të quajtur: "Neymar në det të hapur". Një lundrim treditor që do të nisë nga porti brazilian i Santosit më 26 dhjetor dhe në të cilin do të jetë i pranishëm edhe vetë ylli brazilian i futbollit.

Për ta bërë këtë, 'Ney' ka marrë miratimin e klubit të tij, PSG-së, për të përfituar nga pushimi në fundvit dhe për të marrë pjesë lirisht në udhëtimin që paralajmëron të gjitha llojet e atraksioneve: "Do të jenë tre ditë e tre netët e guximit dhe gëzimit të madh”.

Udhëtimi do të jetë në anijen turistike MSC Preziosa, me një kapacitet prej 3.500 pasagjerësh dhe ylli brazilian ka nisur të shesë biletat për blerje të kabinave me çmimet që variojnë midis 850 dhe 1.320 dollarë për udhëtimin nga 26 deri më 29 dhjetor me një ndalesë në portin e Buzios.

“Do të jenë 3 ditë e 3 netë me shumë guxim dhe gëzim, duke festuar gjithçka që Ney-t tonë i pëlqen më shumë jashtë fushave!”, thuhet në njoftimin e udhëtimit. Ndër lukset e ofruara nga lundrimi përfshihen: kinema 4D, dhomë rekreacioni, kazino, rrugicë bowling, sauna, bare tematike, pishina dhe një simulator Formula 1.

Projekti ka qenë aq i suksesshëm, sa 24 orë pas publikimit të projektit, hapësirat me qira u shitën. Paketat konsiderojnë kabina me ose pa dritare, si dhe tarraca në natyrë, ndërsa pjesa tjetër e komoditeteve kanë një kosto shtesë, një shpenzim të tërë, për të jetuar me Neymar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll