Sport

REKORD! Manchester City do të sigurojë 650 milionë paundë në rast se arrin “trisin”...

Një shumë e madhe të ardhurash do të derdhet në arkat e Manchester Cityt, nëse ata arrijnë të fitojnë edhe finalen e Champions League ndaj Interit. Do të thyejnë rekordin financiar të United në sezonin 2018-19.

6 Qershor 2023, 10:49 Nga DOSJA
REKORD! Manchester City do të sigurojë 650 milionë paundë

ANGLI - Manchester City që synon “trisin” e trofeve, pritet të thyejë rekordin vjetor të të ardhurave të klubit në Premier League, duke fituar një shumë legjendare edhe nëse ata arrijnë të triumfojnë edhe në finalen e Champions League të së shtunës.

Paratë e çmimeve nga Premier League, FA Cup dhe Champions League, të shtuara në të ardhurat komerciale dhe të ditëve të ndeshjeve, ka të ngjarë t'i çojnë të ardhurat e Cityt në mbi 650 milionë £, duke forcuar pozicionin e tyre si ekipi më i pasur i futbollit në botë.

Sipas “Money League të Deloitte”, City ishte në krye për sezonin 2021/22, përpara kampionit evropian të vitit të kaluar, Real Madrid, dhe sukseset e këtij sezoni ka të ngjarë ta zgjerojnë këtë hendek.

Rekordi i Premier League për të ardhurat vjetore është 627 milionë paundë, i vendosur nga Manchester United në 2018/19, por City iu afrua atij sezonin e kaluar, duke raportuar të ardhura prej 613 milionë paundë dhe do ta thyejë atë rekord këtë vit!

City ka të garantuara rreth 109 milionë paundë nga gara e tyre deri në finalen e Champions League, nga një përzierje e transmetimeve televizive dhe shpërblimeve të performancës, dhe do të marri 4 milionë paundë të tjera nëse mposht Interin në Stamboll. 

Fitimi i Premier League për herë të katërt në pesë sezone gjeneroi të ardhura prej rreth 172 milionë krahasuar me 153 milionë në 2021/22.

Shpërndarja e një pjese të parave të TV bazohet në pozicionin e ligës dhe sezoni 2022/23 është viti i parë në një cikël të ri transmetimi, në të cilin të ardhurat shtesë nga transmetimet ndërkombëtare shpërndahen sipas vendit ku një klub përfundon në tabelë.

Fitimi i Kupës FA i dha Cityt rreth 5 milionë £ në para, 2.3 milionë £ më shumë se sezonin e kaluar, kur skuadra e Pep Guardiolës humbi në gjysmëfinale. Të ardhurat komerciale të Cityt ishin 309.4 milionë £ sezonin e kaluar, dukshëm më të larta se United (262 milionë £) dhe Liverpool (247 milionë £).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll