Sport

De Laurentiis: “E gjithë Europa dëshiron të jetë trajner i Napolit, unë kam 20 emra”

Napoli është në kërkim të një pasardhësi të Luciano Spallettit, që kur ai vendosi të largohej nga pankina. Presidenti Aurelio De Laurentiis e bën të qartë se ai ka shumë emra në mendje, por nuk nxiton të marrë një vendim.

6 Qershor 2023, 10:31 Nga DOSJA
De Laurentiis: “E gjithë Europa dëshiron të jetë

ITALI - 4 qershori 2023 ishte një ditë feste për të gjithë qytetin e Napolit, pasi ngjarjet kulmuan me Napolin duke ngritur ‘Scudetton’. Kjo pas fitores 2-0 ndaj Sampdorias me një "Diego Maradona" të mbushur plot, ku skuadra ‘azzurre’ festoi trofeun e kampionit të Italisë për sezonin 2022-23.

Një rol të madh në këtë arritje luajti sigurisht Luciano Spalletti, i cili e çoi atë në krye të Italisë, pas 33 vitesh pritje me një futboll tejet spektakolar dhe sulmues, me ankthin e tifozëve të saj tani se kush do të jetë ai që do të jetë thirrur për të pasur sukses.

Gjithsesi, ai që ka në duar edhe “shalqinin edhe thikën” dhe është ai që do të marrë vendimin vendimtar, nuk ngutet veçanërisht, teksa Aurelio De Laurentiis e bën të qartë se ka shumë kandidatë dhe se nuk do të nxitohet derisa të përfundojë me të zgjedhurin për pankinë.

“Trajneri i ri? Kemi gjithë qershorin, në tavolinën time kanë rënë të paktën 20 emra kandidatësh. Gjithë Europa dëshiron të trajnojë Napolin.

Tani fillon gara për stolin. E kuptoj që duhet të mbushësh me tituj dhe të gjithë duhet të kenë probleme për të jetuar, por këtu duhet profesionalizëm dhe seriozitet, por edhe aftësi për të pritur”,- theksoi “i forti” i kampionëve italianë me ndërhyrjen e tij në RAI, madje duke mohuar skenarët, se Napoli interesohej për trajnerin e kombëtares, Roberto Mancinin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll