Sport

Alpinistja kërkoi një vrasës me pagesë, për të hequr qafe gruan e ish-partnerit...

Alpinistja Melody Sasser iu drejtua 'Online Killers Market', një faqe interneti e rreme për vrasje, për të pronotuar një vrasës me pagesë për të vrarë gruan e ish-partnerit të saj në ecje.

6 Qershor 2023, 11:45 Nga DOSJA
Alpinistja kërkoi një vrasës me pagesë, për të

SHBA - Një alpiniste u përpoq të punësonte një vrasës me pagesë për të vrarë gruan e partnerit të saj të ecjes, të cilin e takoi në faqen e takimeve Match.com.

Melody Sasser (47 vjeç) është akuzuar se ka kërcënuar David Wallace (të cilin e njohu nëpërmjet aplikacionit sportiv Strava) dhe gruan e tij, Jennifer.

'Daily Beast' publikon, se alpinistja iu drejtua 'Online Killers Market', një faqe interneti e rreme për vrasje, për t'ia besuar vdekjen e Jennifer një vrasësi.

"Duhet të duket si një vdekje e rastësishme, ose aksidentale. Ose një zgjidhje llogarish me drogën. Nuk dua një hetim të gjatë,"- kërkonte Melody Sasser, e paraqitur me pseudonimin 'Cattree' për të kryer vrasjen.

Dokumentet e paraqitura në gjykatat e Knoxville (Tennessee) tregojnë se Melody Sasser pagoi 9.750 dollarë për vrasjen që do të kryhej, ajo ofroi informacion për viktimën dhe ekspozoi kushtet e saj, në mënyrë që vdekja të mos linte gjurmë.

Pritet 2 muaj e 11 dite dhe puna nuk eshte kryer. Dy javë më parë thatë se u krye dhe puna do të përfundonte brenda një jave. Puna ende nuk ka përfunduar. A duhet t'i caktohet dikujt tjetër? A do të bëhet? Sa është vonesa, kur do të bëhet?

“Prita 2 muaj e 11 ditë dhe puna nuk është kryer, dy javë më parë thatë se puna do të përfundojë për një javë, puna ende nuk ka përfunduar, a duhet t’i caktohet dikujt tjetër? A do të bëhet? Pse është vonesa, kur do të bëhet?",- Melody Sasser pyeste 'Online Killers Market' përse nuk ishte vrarë Jennifer. “Puna është shumë e rrezikshme”, ishte justifikimi i rrjetit të rremë të atentateve.

Cila ishte marrëdhënia e Melody Sasser dhe David Wallace?

Melody Sasser dhe David Wallace kanë ecur në parkun kombëtar Great Smoky Mountains, si çift në shumë raste që nga viti 2020, megjithëse natyra e marrëdhënies së tyre nuk dihet.

Marrëdhënia midis Meldoy Sasser dhe David Wallace filloi të prishej kur ai u transferua në Prattville (Alabama), së bashku me të fejuarën e tij të atëhershme Jennifer. "Shpresoj që të biesh nga një shkëmb dhe të vdesësh,"- i tha Melody Sasser një herë David Wallace.

Melody Sasser u arrestua më 18 maj dhe qëndron në paraburgim derisa të dalë në gjykatë. Nëse shpallet fajtore për akuzën e vrasjes me pagesë, ajo mund të përballet me 10 vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll