Sport

Brentford, klubi i parë në Angli, që punëson një trajnere femër në një ekip meshkujsh...

Ish-trajnerja e ekipit të femrave të Leicesterit do të marrë drejtimin e ekipit të të rinjve të Brentford sezonin e ardhshëm dhe do të bëhet femra e parë që do të drejtojë një ekip meshkujsh në nivelin më të lartë!

6 Qershor 2023, 11:13 Nga DOSJA
Brentford, klubi i parë në Angli, që punëson një

ANGLI - Brentford është bërë klubi i parë i Premier League që emëron një trajnere femër të një ekipi meshkujsh, pasi Lydia Bedford merr drejtimin e U-18-ave të klubit.

Bedford, një ish-trajnere e ekipit të femrave të Leicesterit, do të jetë trajnere e ekipit të të rinjve të klubit të Premier League sezonin e ardhshëm. Është një nga rolet më të larta të trajnerit, të mbajtur ndonjëherë nga një femër në futbollin profesionist për meshkuj në Angli. 

Trajnerja 35-vjeçare, pozicioni më i fundit i të cilës ishte ndihmës trajnere te ekipi i femrave të Arsenalit, do të punojë me John-Paul Pittman, i cili do të bashkohet si ndihmës trajner nga Forest Green Rovers.

"Jam i kënaqur që kemi qenë në gjendje të tërheqim trajnerë të tillë të talentuar, si Lydia dhe John-Paul në skuadrën tonë U-18 për vitin e ardhshëm,"- tha Phil Giles, drejtori i futbollit të Bradford. “Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë rekrutimi për këto role. Dy kandidatët më të mirë ishin Lydia dhe John-Paul. Fatmirësisht arritëm të finalizonim rekrutimin e tyre”.

Bedford u bë trajnerja më e re e superligës së femrave kur mori drejtimin e Leicesterit në vitin 2021, por u shkarkua nëntorin e kaluar, pas një fillimi të vështirë të sezonit 2022/23. Ajo shkoi në Universitetin Brunel me ambicie për t'u bërë mësuese e edukimit fizik. Në kohën kur u diplomua, ajo kishte marrë licencën e saj UEFA B dhe ishte trajnere në Qendrën e Ekselencës së vajzave të Middlesex, duke punuar me ekipin nën 17 vjeç. Në vitin 2014 ka kaluar Licencën A dhe në vitin 2019 ka marrë licencën Pro.

Duhet theksuar se trajnerja aktuale e Anglisë për femra U-17, Natalie Henderson, ka drejtuar akademinë e djemve të Newcastle nga viti 2014 deri në vitin 2021. Ajo konsiderohet femra e parë që punësohet me kohë të plotë në një akademi të Premier League.

Manisa Traylor ka trajnuar në Queens Park Rangers që nga viti 2016 dhe Hannah Dinley ka qenë në krye të akademive të Forest Green Rovers që nga viti 2019, por besohet se Bedford do të jetë gruaja e parë që do të marrë drejtimin e një Premiership U-18 të ligës më të mirë .

Në nëntor, FA raportoi se numri i trajnereve femra që punonin në klubet e filialeve ishte rritur me 75% krahasuar me të njëjtën kohë në 2021.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll