Sport

Jack Grealish feston fitoren e FA Cup duke i blerë vetes një Lamborghini-n që kushton 210.000 stërlina

Pasi e ka personalizuar nga personalizuesi i makinave të famshme... ai ka zgjedhur ngjyrën e kaltër të ngjashme me atë të Man City!

6 Qershor 2023, 10:22 Nga DOSJA
Jack Grealish feston fitoren e FA Cup duke i blerë vetes një

ANGLI - Jack Grealish ka marrë një Lamborghini të ri pasi fitoi Kupën FA me Manchester Cityn. Sulmuesi ka qenë një nga lojtarët më me ndikim të Cityt këtë sezon, pasi ata po përpiqen të realizojnë tripletën kur i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve për të fituar pas suksesit në Premier League dhe FA Cup, duke e siguruar këtë të fundit pasi mundi rivalët Manchester United të shtunën.

Grealish paguhet 230.000 stërlina në javë tek City, dhe ka vendosur të marrë një makinë të personalizuar të modelit Lamborghini Performante Urus, që mendohet të jetë me vlerë rreth 205.000 stërlina, ndërkohë që kushtonte 210.000 stërlina përpara personalizimit.

Makina është një ngjyrë e kaltër, që përputhet me ngjyrat e ekipit të tij, dhe është mbështjellë dhe përshtatur nga personalizuesi i makinave të famshëm Yianni Charalambous.

Charalambous tregoi “përbindëshin” e ri në “storyn” e instagramit të tij, duke iu referuar një shakaje të Cityt që mund Arsenalin, për titullin e Premier League.

'Pra, ja ku është djema, është përfunduar, Lamborghini Performante, tiffany blue',- shkroi ai në foton e publikuar, duke ecur pranë makinës. “Kjo makinë i përket Jack Grealish, fituesit të Premier League të Man City. Po, ai ia hoqi Arsenalit, megjithatë ai donte që makina e tij të ishte e veçantë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll