Aktualitet

Apeli i GJKKO e liroi pak ditë më parë nga qelia, paraqitet në SPAK Pandeli Kokaveshi

Apeli i GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. 

6 Qershor 2023, 11:53 Nga k.m.
Apeli i GJKKO e liroi pak ditë më parë nga qelia, paraqitet
Pandeli Kokaveshi

TIRANË- Bashkëpunëtori i kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, Pandeli Kokaveshi është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pak ditë pasi fitoi lirinë. Kokaveshi shkoi në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, por zgjodhi që të mos prononcohej për mediat.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. 

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al

 

pandeli kokaveshi arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll