Shefja e ISHP, Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thënë!
E vetme, Silva Bino ka hyrë në oborrin e SPAK, e ka kërkuar nga roja orientim për të hyrë në godinë, ndërsa ende nuk dihet se përse ka shkuar për të dëshmuar.
TIRANË- Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
E vetme, ajo ka hyrë në oborrin e SPAK, e ka kërkuar nga roja orientim për të hyrë në godinë, ndërsa ende nuk dihet se përse ka shkuar për të dëshmuar. Pas një ore ajo ka dalë por nuk ka pranuar se ka shkuar për të dëshmuar para hetuesëve dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë!
Bino ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. E vetëm pak ditë më parë ishte SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta. Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.
Hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, Vladimir Topi ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra. SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.
Sondazh
Plani i ri britanik për emigrantët/ Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe (TË DHËNAT)
Suella Braverman BRITANI E MADHE- Suella Braverman është paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptar...
Bllokohen 5 varka artizanale dhe 1 traget në liqenin e Komanit, gjobë nga 10 mijë lekë drejtuesve
Varka SHKODËR- 5 varka artizanale janë bllokuar në liqenin e Komanit, pasi janë konsideruar si mjete të pasigurta. Mësoh...
La ‘Range Rover-in’ ndezur për të shkuar në market, 35-vjeçari i vjedh makinën të resë në Vlorë
Range Rover VLORË- Një vjedhje ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se një vajzë e cila la makin&eu...
Temperatura verore por vranësira, si parashikohet moti për sot
Moti TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën (VIDEO)
emisioni "Stop" TIRANE- Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021...
Çfarë po ndodh realisht në Himarë?
Nga Angelos Syrigos për 'Ekathimerini' Himara është një zonë bregdetare në Shqipëri, e vendosur 16 milje detare (30 kilome...
"Zarfi u dha pas anulimit të takimeve mes dy zyrtarëve"/ Arrestimi i Duros, Hoxha: Në përgjim shfaqet administratori dhe inxhinieri
Anila Hoxha TIRANE- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në "Top Story" detaje nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministris&eum...
“Të vraftë Zoti o plehrë, skizofren...”/ Gruaja e sëmurë terrorizon pallatin, del natën me çekiç dhe dëmton apartamentet
Gruaja Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e nj...
Pazar edhe me të vdekurit, vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim mbi mënyrën sesi blihej një vend varri në varrezat e Durr&eum...
"Do të më mungosh"/ Turi i lamtumirës, Yuri Kim në Vlorë: Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj
Yuri Kim VLORË- Ambasadorja në largim Yuri Kim po vijon turin e lamtumirës. Sot ajo ka ndarë pamje nga vizita e saj në Vlorë,...
