Aktualitet

E plagosi me thikë burri, rëndohet gjendja e gruas në Korçë, e sjellin me helikopter në Tiranë

Që natën e plagosjes ka qenë në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën, por mesditën e sogtme është sjellë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

6 Qershor 2023, 11:21 Nga k.m.
E plagosi me thikë burri, rëndohet gjendja e gruas në
Marjola dhe Aleko Myrtollari

TIRANË- Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari,e cila është plagosur nga bashkëshorti i saj të dielën në mbrëmje. Që natën e plagosjes ka qenë në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën, por mesditën e sogtme është sjellë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Kjo pasi gjendja e saj është përkeqësuar dhe duhej mjekim i specializuar.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati.

Plagosja ka ndodhur në orët e vona të mbërjes të së dielës, pasi Aleko Myrtollari për shkaqe xhelozie nxorri jashtë banesës fëmijët e tyre dhe plagosi me thikë  bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve. Ishte vajza e mitur, ajo që e gjeti nënën në gjendje të rëndë shëndetësore. 

marjola myrtollari aleko myrtollari

Sondazh

Poll