Aktualitet

20-vjeçari shqiptar Enrico Aliaj u vra me plumb në kokë në Itali, nën hetim dhe shoku i tij 17-vjeçar

Të tre, përfshirë viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit "Stub" për të konstatuar ose përjashtuar ndonjë gjurmë apo mbetje baruti në duar.

6 Qershor 2023, 10:29 Nga k.m.
20-vjeçari shqiptar Enrico Aliaj u vra me plumb në kokë në
Enrico Aliaj

ITALI- Ka një i dyshuar i dytë për vdekjen e 20-vjeçarit Enrico Aliaj, i riu që humbi jetën nga një plumb që mori në kokë brenda banesës së tij. Sipas mediave italiane, i dyshuari tjetër është një 17-vjeçar, që ndodhej në dhomë bashkë me 2 vëllezërit shqiptare në momentin e vrasjes.

Të tre, përfshirë viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit "Stub" për të konstatuar ose përjashtuar ndonjë gjurmë apo mbetje baruti në duar. Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë, se e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi teksa luanin "Russian Rulettë". Deri më tani, dy të rinjë pretendojnë se armën e mbante në dorë vetë Enrico, i cili është vetëqëlluar. Po ashtu, edhe prindërit e të ndjerit kanë deklaruar se vdekja ishte aksidentale dhe se të rinjtë po luanin, duke u përpjekur që të minimizonin ngjarjen.

enrico aliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2023, 21:36 A.B

Çfarë po ndodh realisht në Himarë?

Nga Angelos Syrigos për 'Ekathimerini' Himara është një zonë bregdetare në Shqipëri, e vendosur 16 milje detare (30 kilome...