Aktualitet

Plani i ri britanik për emigrantët/ Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe (TË DHËNAT)

Sekretares së Brendshme i është dorëzuar një studim i brendshëm, i porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.

6 Qershor 2023, 09:56 Nga k.m.
Plani i ri britanik për emigrantët/ Suella Braverman paralajmëron
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman është paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin këtë verë, pavarësisht goditjes së anijeve të vogla. Sekretares së Brendshme i është dorëzuar një studim i brendshëm, i porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.

Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në Kukës, zona kryesore në Shqipërinë veriore për emigrantët, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe,  pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit. Ndaj dhe Braverman u tha deputetëve se qeveria "nuk ishte e vetëkënaqur" pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet e Kanalit Anglez nga shqiptarët.

Një ditë më parë Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se falë marrëveshjes së Britanisë me Shqipërinë ka një ulje me 90% të fluksit të varkave të vogla me emigrantë shqiptarë që shkojnë në Angli. Po kështu, sipas Sunak, ulje ka pësuar edhe numri i aplikimeve për azil nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe.

Sipas mediave britanike, qeveria po synon që të çojë një tjetër ligj në Parlament për t’u miratuar që synon të përshpejtojë akoma më shumë procesin e kthimit të varkave dhe procedurën e kërkesave për aplikim për azil nga emigrantët, me qëllim kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Po ashtu, edhe Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. 

suella braverman shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2023, 21:36 A.B

Çfarë po ndodh realisht në Himarë?

Nga Angelos Syrigos për 'Ekathimerini' Himara është një zonë bregdetare në Shqipëri, e vendosur 16 milje detare (30 kilome...