Aktualitet

Poker, para dhe bixhoz ilegal, “kapen mat” dy vëllezërit nga Burreli

Të dy kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

6 Qershor 2023, 11:12 Nga k.m.
Poker, para dhe bixhoz ilegal, “kapen mat” dy vëllezërit
Foto ilustruese

MAT- Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, të  cilët kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit. Të dy kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celualarë.

“Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër)”, njofton policia e Matit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mat/Vijon kontrolli i territorit dhe i ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterëve dhe tavolinave të pokerit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit. Sekuestrohen 3 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

mat operacioni brothers

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2023, 21:36 A.B

Çfarë po ndodh realisht në Himarë?

Nga Angelos Syrigos për 'Ekathimerini' Himara është një zonë bregdetare në Shqipëri, e vendosur 16 milje detare (30 kilome...