Sport

Nuk i eci, argjentinasi Paredes përshëndet Juven: "Është një vit i vështirë, dhemb por do të të mbaj gjithmonë me vete"

Mesfushori argjentinas me një postim në Instagram zyrtarizon divorcin me klubin e Juventusit.

6 Qershor 2023, 09:15 Nga DOSJA
Nuk i eci, argjentinasi Paredes përshëndet Juven:

ITALI - Mungonte vetëm zyrtarizimi, edhe nëse të gjithë ishin në dijeni se ndarja mes Leandro  Paredes dhe Juventusit do të vinte pas ndeshjes së fundit të luajtur nga bardhezinjtë. Një marrëdhënie që nuk lulëzoi kurrë mes një lojtari që shumë shpejt përfundoi në periferi të zgjedhjeve të Allegrit dhe mjedisit të Juventusit. 

Fati i mesfushorit argjentinas praktikisht ishte vulosur tashmë që nga eliminimi prej Champions League, gjë që bëri që nga bardhezinjtë të zhdukej detyrimi prej 22.6 milionë eurosh ndaj PSG-së, nga i cili erdhi si i huazuar Paredes.

Ky është mesazhi i tij lamtumirës së tij për ngjyrat bardhezi: “Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe më dhemb që nuk arritëm dot objektivat që kishim, por unë lashë pas vetes një grup të pabesueshëm lojtarësh dhe njerëzish.

Thjesht doja të falënderoja fansat që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë gjithë vitit, por mbi të gjitha çdo shoqërues timin do ta marr gjithmonë me vete”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leandro Paredes (@leoparedes20)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll