Bota

Hidhet në erë me eksploziv bankomati në Shkup

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar në njerëz dhe kalimtarë të rastit.

6 Qershor 2023, 11:17 Nga k.m.
Hidhet në erë me eksploziv bankomati në Shkup
Bankomati i hedhur në erë

SHKUP- Një bankomat është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar në njerëz dhe kalimtarë të rastit.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.

Bankomati në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte e Bankës NLB, por nuk dihet nëse autorët kanë pasur për qëllim që të marrin paratë, apo ka qenë një sinjal që kanë dashur ta dërgojnë.

banka nlb shkup

Sondazh

Poll