Bota

Përgjohen telefonatat/ Ukraina ngre akuzat: Rusia po planifikon shkatërrimin e digave të tjera

Këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës thotë se përgjimet telefonike nga ushtarët rusë sugjerojnë se Rusia dëshiron 'të hedhë në erë më shumë diga në lumin Dnipro'.

6 Qershor 2023, 10:51 Nga f.i
Përgjohen telefonatat/ Ukraina ngre akuzat: Rusia po planifikon
diga në Ukrainë

UKRAINË- Pas akuzave se forcat ruse shkatërruan digën Kakhovka në rajonin e Khersonit në Ukrainë, ukrainasit pretendojnë se Rusia ka në synim edhe digat e tjera në lumin Dnipro.

Yuriy Sak, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, në një intervistë për BBC Radio 4 thotë se përgjimet telefonike nga ushtarët rusë sugjerojnë se Rusia dëshiron të synojë dhe 'të hedhë në erë më shumë diga në lumin Dnipro'.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll