Bota

E rëndë në SHBA, fqinja vret nënën afro-amerikane pasi fëmijët e saj bënin zhurmë

Oficerët iu përgjigjën një telefonate të premten mbrëma dhe gjetën një grua që kishte një plagë me armë zjarri.

6 Qershor 2023, 10:36 Nga I.A
E rëndë në SHBA, fqinja vret nënën afro-amerikane pasi
AJ Owens

SHBA- Një nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra në Florida pas një grindjeje të gjatë me një fqinj që ishte ankuar për zhurmat që bënin fëmijët e viktimës. Oficerët iu përgjigjën një telefonate të premten mbrëma dhe gjetën një grua që kishte një plagë me armë zjarri. Viktima u identifikua nga autoritetet si Ajike “AJ” Owens. Ajo ishte 35 vjeçe.

Sulmuesja u përlesh dhe me fëmijët e Owens dhe hodhi një palë patina, duke goditur fëmijët. Një dëshmitar i tha policisë se kishte pasur një mosmarrëveshje mbi zhurmën që bënte tableti i një fëmije. Pas atij ndërveprimi, njëri nga fëmijët u kthye brenda shtëpisë së tyre dhe i tha nënës së tyre, e cila shkoi në shtëpinë e fqinjit të përballej me zonjën.

Sipas sulmueses, kishte shumë agresivitet nga të dyja palët, si dhe kërcënime që po bëheshin. Dëshmitarët u thanë autoriteteve Owens shkoi në shtëpinë e sulmuesit dhe trokiti në derë para se ajo të qëllohej. Owens më vonë u shpall e vdekur më pas në spital.

ajike “aj” owens

Sondazh

Poll