Bota

Edhe vetë deputetët e Rishi Sunak nuk besojnë se nuk do ta zgjidhin krizën e emigrantëve

Rishi Sunak thotë se po fiton në përpjekjen e tij për t'i dhënë fund emigracionit të paligjshëm, por problemi është se shumë nga deputetët e tij nuk e besojnë atë.

6 Qershor 2023, 09:43 Nga David Maddox
Edhe vetë deputetët e Rishi Sunak nuk besojnë se nuk do ta
Rishi Sunak

Problemi për Kryeministrin është se trajtimi i krizës së migracionit po duket gjithnjë e më shumë si hedhja e fundit që po i bën "zarit" për t'i dhënë sadopak frymë qeverisë së tij të rraskapitur. Por të thuash se deputetët konservatorë janë "skeptikë" në lidhje me aftësinë e tij për të pasur sukses në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, është mënyra më e butë për ta thënë.

Problemi është se shumica e deputetëve pajtohen me Nigel Farage se numri i reduktuar ishte kryesisht për shkak të motit të keq në fillim të vitit. Tashmë ata janë në pritje të rritjes së shifrave për tre muajt e dytë deri në fund të qershorit, të cilat do të tregojnë nëse ulja është tendencë rastësore prej motit, apo qeveria vërtetë ka bërë punë.

Kryeministri mund të jetë ende i detyruar të pranojë të ndryshojë marrëdhëniet e Britanisë me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Refugjatëve, si dhe të rishikojë të Drejtat e Njeriut si pjesë e "punës" për zgjedhjet e ardhshme. Gjithçka tjetër duket thjesht si një zgjidhje momentale, kur në fakt problemi kërkon një zgjidhje dramatike.

Siç e tha një konservator i Red ëall javën e kaluar: Thjesht nuk shoh që kjo të funksionojë, nuk duket se ka vullnet apo shtyllë kurrizore për të bërë atë që duhet bërë. Ndërkohë, Lordët po përpiqen të prishin projektligjin e emigracionit të paligjshëm sot me akuzën që drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin ëelby dhe kolegët e tij peshkopë.Pyetja do të jetë nëse qeveria, ajo që do t'i rezistojë Lordëve dhe do të refuzojë të pranojë amendamentet e tyre.

Çfarë parashikon ligji i ri?

Dje, Sunak i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projekligjnin e ri për ndalimin e migracionit të paligjshëm, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht, përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Projekligji pritet të shqyrtohet në Dhomën e Lartë të Parlementit, ku ligjvënësit mund të përpiqen të zbusin disa prej dispozitave të projekligjit.

Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani. Por kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar./Express

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll