Bota

Sulmi i digës/ Michel: Do ta ngre këtë çështje në Këshillin Europian

Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë në zonat e përmbytura në samitin e qershorit.

6 Qershor 2023, 09:34 Nga f.i

Sulmi i digës/ Michel: Do ta ngre këtë çështje

UKRAINË- Pas sulmit në digën në jug të Ukrainës, ka reaguar Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë në zonat e përmbytura në samitin e qershorit, raporton CNN.

'I tronditur nga sulmi i paprecedentë i digës Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte, Rusia dhe përfaqësuesit e saj do të shihen si përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Europian dhe do të propozoj ndihma për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”,-përfundoi presidenti i Këshillit Europian.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll