Bota

Nis takimi i Osmanit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

Pas takimit me Osmanin, raportohet që dy emisarët do të kenë një takim me krerët e partive opzitare në Kosovës, e pas kësaj të dy do nisen drejt Beogradit për takim me krerët e shtetit atje.

6 Qershor 2023, 09:53 Nga I.A
Nis takimi i Osmanit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar
Lajçak, Osmani dhe Escobar

KOSOVË- Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Pas takimit me Osmanin, raportohet që dy emisarët do të kenë një takim me krerët e partive opzitare në Kosovës, e pas kësaj të dy do nisen drejt Beogradit për takim me krerët e shtetit atje.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.

Në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa: zgjedhje të reja, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu me Serbinë.

vjosa osmani gabriel escobar miroslav lajçak tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll