Sport

Jo vetëm Mourinho në hetim, por edhe arbitri për vendimet e diskutueshme në finale e Europa League

UEFA raportohet se ka hapur një hetim mbi arbitrin Anthony Taylor I cili drejtoi finale e Europa League mes Romës dhe Sevillas të fituar nga skuadra spanjolle pas gjuajtjes së 11-metërshave

6 Qershor 2023, 08:26 Nga DOSJA

Jo vetëm Mourinho në hetim, por edhe arbitri për vendimet e

ZVICER - Ndeshja mes Sevillas dhe Romës në “Puskas Arena” ka shënuar një nga vendimet më të diskutueshme të arbitrit anglez Anthony Taylor.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ishte dukshëm i indinjuar si gjatë dhe pas ndeshjes dhe i bëri të qarta mendimet e tij gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, me atë që më vonë u kap nga kamera duke ofenduar arbitrin në parkingun e makinave .

Sipas mediave britanike, UEFA e ka akuzuar trajnerin portugez me një sërë akuzash, duke përfshirë përdorimin e gjuhës abuzive. Nëse shpallet fajtor, trajneri përballet me një pezullim të gjatë ose gjobë të rëndë (ose të dyja) për qëndrimin e tij.

Megjithatë, siç raporton Corriere dello Sport, edhe Federata Evropiane e Futbollit ka nisur një hetim për vendimet e arbitrit britanik.

Jo vetëm Mourinho në hetim, por edhe arbitri për vendimet e

Taylor dha në atë ndeshje 14 kartonë të verdhë dhe anuloi një vendim për penallti, përpara se të mos akordonte një tjetër. Loja u ndërpre vazhdimisht me të dyja palët që protestonin për vendimet e marra.

Raporti thekson gjithashtu se kryetari i Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, ishte i pakënaqur me vendimet dhe Taylor mund të ndalohet nga arbitrimi i ndeshjeve të kësaj shkalle në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll