Bota

Vdes në burg ish-agjenti i FBI që spiunoi për Rusinë

Robert Hanssen jetonte në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij përpara arrestimit.

6 Qershor 2023, 09:29 Nga k.m.
Vdes në burg ish-agjenti i FBI që spiunoi për Rusinë
Robert Hanssen

SHBA- Ish-agjenti i FBI-së, Robert Hanssen, i dënuar me burgim të përjetshëm si spiun rus, u gjet i vdekur të hënën brenda qelisë së tij në Firence ADMAX në Kolorado. Lajmin për vdekjen e tij e tha Byroja e Burgjeve të SHBA-së.

Pas zbulimit të Hanssen, stafi i burgut u përpoq ta rikthente në jetë, madje dhe "kërkuan shërbime mjekësore urgjente" por ishte vonë.

"I burgosuri u shpall i vdekur më pas nga personeli mjekësor i jashtëm i urgjencës,"- tha në një deklaratë zëdhënësja e Byrosë së Burgjeve, Kristie Beshears.

79-vjeçari vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Institucionin Administrativ Maksimal, burgu i sigurisë "supermax", i njohur për mbajtjen e të burgosurve në vetmi për 23 orë në ditë. Hanssen u arrestua në shkurt 2001, e më pas ai u deklarua fajtor për shitjen e informacionit të klasifikuar Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë, dhe u dënua në maj 2022.

Vdes në burg ish-agjenti i FBI që spiunoi për Rusinë
Robert Hanssen

Karriera e tij si një "çimkë" brenda FBI-së nisi në vitin 1979. Në më shumë se 20 vjet, Hanssen nuk e vizitoi kurrë Rusinë ose nuk u takua drejtpërdrejt me mentorët e tij. KGB-ja dhe agjencia pasardhëse e saj, SVR, e njihnin atë vetëm me pseudonimin "Ramon Garcia". Ata komunikuan përmes reklamave "makinë për shitje" në një gazetë lokale.

Për shkak të pozicionit të tij në kundërzbulimin amerikan, Hanssen dinte pothuajse të gjitha detajet e operacioneve sekrete që synonin sovjetikët. Ndër sekretet që Hanssen tregtonte në Moskë, në këmbim të parave dhe diamanteve, ishin identitetet e të paktën tre oficerëve të KGB-së që punonin fshehurazi për amerikanët, përgatitjet e SHBA-së për luftë bërthamore dhe ekzistenca e një tuneli sekret nën ambasadën sovjetike në Uashington. DC.

FBI e quajti Hanssen "spiunin më të dëmshëm në histori", ndërsa aktivitetet e tij janë përshkruar si "ndoshta fatkeqësia më e keqe e inteligjencës në historinë e SHBA".

Ndërkohë, Hanssen jetoi një jetë të qetë në periferi me gruan e tij Bonnie dhe gjashtë fëmijët. Bonnie më vonë do t'u tregonte gazetarëve se ajo u përball me të dhe e kishte pyetur nëse ishte apo jo spiun, por theksoi ai e kishte bindur se në fakt po i "mashtronte" sovjetikët duke u dhënë atyre informacione të rreme.

Ai u dënua në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende./RT

robert hanssen

Sondazh

Poll