Sport

Tronditen “themelet” e Milanit, drejtori teknik Paolo Maldini është në "shënjestër"…

E ardhmja e Paolo Maldinit te Milani është jashtëzakonisht e pasigurt, pasi drejtori teknik i kuqezinjve, në takimin që pati me pronarin e skuadrës, Jerry Cardinale, pati disa dallime sa i përket planifikimit për të ardhmen.

5 Qershor 2023, 21:19 Nga DOSJA
Tronditen “themelet” e Milanit, drejtori teknik Paolo Maldini

ITALI - Priten ndryshime në organogramën e Milanit, pasi takimi që drejtori teknik i kuqezinjve (dhe legjenda e skuadrës) Paolo Maldini pati me pronarin, Jerry Cardinale, nuk pati rezultatin më të mirë të mundshëm.

Siç raportojnë mediat italiane, dy burrat janë takuar në një hotel të Milanos për të diskutuar buxhetin e vitit të ri, përgjegjësitë e drejtuesve dhe perspektivat e lojtarëve në të ardhmen.

Në pikën e fundit (kryesore), u paraqitën filozofitë e ndryshme që kanë të dy drejtuesit dhe për të cilat nuk arritën një marrëveshje. Një nga temat për të cilat Maldini u vu në shënjestër, ishte përzgjedhja e gabuar e De Ketelaere, ndërkohë që Milani nuk ndoqi dhe injoroi Paulo Dybalan.

Në fazën aktuale, skenari i largimit të Maldinit nuk është më i prekshmi, megjithatë raporti i artë duhet gjetur mes dy burrave për të vazhduar bashkëpunimin. Duhet theksuar se ish-mbrojtësi me përvojë është nën kontratë me kuqezinjtë (në rolin e tij aktual) deri në verën e vitit 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll