Bota

Anijet gjermane të shpëtimit janë bllokuar në Itali, shkelën ligjin për migracionin

Roja bregdetare italiane konfirmoi se kishte konfiskuar atë anije si dhe një anije të dytë, Sea-Eye 4, e cila ishte ankoruar në qytetin bregdetar Ortona në Italinë lindore, me 49 emigrantë në bord.

6 Qershor 2023, 09:20 Nga k.m.
Anijet gjermane të shpëtimit janë bllokuar në Itali,
Foto ilustruese

ROMË- Italia konfiskoi të premten dy anije shpëtimi të drejtuara nga organizatat bamirëse gjermane për shkeljen e rregullave të emigracionit të vendosura nga qeveria e krahut të djathtë të vendit. Organizata Mare*Go tha se nuk iu bind udhëzimeve për të çuar 36 emigrantët që mori të enjten, në portin sicilian të Trapanit, por i dërgoi në ishullin Lampedusa, duke i kursyer vetes disa orë në det.

"Anija e shpëtimit është e bllokuar për 20 ditë në Lampedusa,"- tha OJQ-ja në një deklaratë, duke shtuar se gjithashtu ka të ngjarë të përballet me një gjobë për shkeljen e legjislacionit të ri të sponsorizuar nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Roja bregdetare italiane konfirmoi se kishte konfiskuar atë anije si dhe një anije të dytë, Sea-Eye 4, e cila ishte ankoruar në qytetin bregdetar Ortona në Italinë lindore, me 49 emigrantë në bord.

“Sea-Eye 4” kishte marrë 17 persona në zonën e kërkim-shpëtimit libian, e po ashtu edhe 32 të tjerë që i kishte gjetur në ujërat italiane.

Ligji italian, i miratuar nga parlamenti në shkurt, kërkon që anijet e drejtuara nga organizata bamirësie të shkojnë në port menjëherë pas një shpëtimi, duke i penguar ato të kryejnë operacione të shumta në det. Autoritetet italiane kanë nisur gjithashtu të udhëzojnë anijet që të drejtohen drejt porteve më të largëta, jo vetëm në Siçili, por edhe më tej në gadishullin italian, në disa raste qindra kilometra larg.

Meloni tha në dhjetor se shtrëngimi i anijeve të tilla ishte i nevojshëm për t'i ndaluar ato të vepronin si "anije tragetesh" për emigrantët. Pas masës së ndërmarrë, këtë vit janë shënuar rreth 50,400 emigrantë më pak.

itali kriza e emigranteve

Sondazh

Poll