Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje e dheut në Haiti/ 42 persona humbin jetën dhe 85 të plagosur

Sipas OKB-së, shirat e forta prekën 37,000 njerëz dhe zhvendosën 13,400.

6 Qershor 2023, 08:38 Nga f.i
Përmbytje dhe rrëshqitje e dheut në Haiti/ 42 persona humbin
Haiti

HAITI- Të paktën 42 persona humbën jetën, 85 të plagosur dhe 11 të zhdukur, si pasojë e motit të keq në Haiti. Mediat e huaja raportojnë se shirat e dendur në fundjavë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Moti i keq goditi shtatë nga 10 rajonet në vend, i cili tashmë është zhytur në një krizë humanitare të nxitur nga dhuna e bandave, kolapsi politik dhe stanjacioni ekonomik. Sipas OKB-së, shirat e forta prekën 37,000 njerëz dhe zhvendosën 13,400.

Qyteti Leogane, në jugperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, u godit veçanërisht keq, me dëme të shkaktuara nga tre lumenj të përmbytur. Të paktën 20 njerëz vdiqën atje, sipas zyrtarëve Haitian.

haiti 42 te vdekur

Sondazh

Poll