Bota

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Të ndalen sulmet e grupeve kriminale në veri

Kurti ka terguar se gjatë diskutimeve ka shprehur angazhimin e tij për siguruar zgjedhje të ndershme në komunat në veri të Kosovës.

6 Qershor 2023, 08:32 Nga f.i
Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Të ndalen sulmet e grupeve
Escobar, Lajçak dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me emisarët evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka terguar se gjatë diskutimeve ka shprehur angazhimin e tij për siguruar zgjedhje të ndershme në komunat në veri të Kosovës.

"Në takimin me Escobar dhe Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë një fund i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkroi ai.

Në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa: zgjedhje të reja, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu me Serbinë.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll