Bota

'Britania të tregojë lidership'/ Lammy: Asnjë Sekretar i Jashtëm s’e vizitoi Kosovën nga viti 2016

Ai shtoi se asnjë Sekretar i Jashtëm britanik nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016.

5 Qershor 2023, 21:20 Nga a.l
'Britania të tregojë lidership'/ Lammy: Asnjë Sekretar
David Lammy

BRITANI- Në Parlamentin britanik është duke u zhvilluar një debat për situatën e tensionuar në Kosovë. Deputeti laburist David Lammy ka thënë se Britania e Madhe duhet të bëjë më shumë përpjekje për të mbështetur Kosovën. Ai shtoi se asnjë Sekretar i Jashtëm britanik nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016.

“Situata në veri të Kosovë është skajshmërisht e pasigurt dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të kësaj dhome. Javën e kaluar, rreth 30 ushtarë paqeruajtës të KFOR-it dhe 57 protestues janë lënduar. Përkundër rolit tonë historik, asnjë Sekretar i Jashtëm nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016. Britania e Madhe duhet të fillojë të tregojë lidership, të fokusohet në de-përshkallëzim dhe të ri-vendos dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Parlamenti britanik ka diskutuar për Kosovën me iniciativën e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns.  Deputetja konservatore ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e aleatëve ndaj Kosovës. Ajo e ka quajtur inteferim të jashtëm, nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për katër komunat veriore.

david lammy

Sondazh

Poll