Bota

U plagos nga ushtria izraelite, 3-vjeçari palestinez ndërron jetë në spital (FOTO)

Babai i Mohammedit, Haitham al-Tamimi, 40 vjeç tha se ai ishte me fëmijën e tij në makinë kur filluan të shtënat.  

5 Qershor 2023, 19:40 Nga a.l
U plagos nga ushtria izraelite, 3-vjeçari palestinez ndërron
Ushtarët izraelitë

PALESTINË- Një djalë palestinez  3-vjeçar, i cili u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë javën e kaluar në Bregun Perëndimor të pushtua ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez njoftoi vdekjen e Mohammed al-Tamimi, 3 vjeç, nga fshati Nabi Saleh, në veri të Ramallah, shkruajnë mediat e huaja. 

Fëmija u plagos të enjten mbrëma, në një shkëmbim zjarri mes ushtarëve izraelitë dhe sulmuesve pranë vendbanimit hebre të Neven Juf (Halamis), i cili është jo shumë larg fshatit të tij. Djali u dërgua me helikopter ushtarak në spitalin Sheba, në periferi të Tel Avivit, i cili njoftoi se ai u nënshtrua sot megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Babai i Mohammedit, Haitham al-Tamimi, 40 vjeç tha se ai ishte me fëmijën e tij në makinë kur filluan të shtënat.  

vrasje ne izrael

Sondazh

Poll