Bota

MASAKËR në SHBA/ Vrasësi serial ekzekuton 6 gra, policia vihet në kërkim të njeriut 'të rrezikshëm'

Një grua e dytë, Joanna Speaks, e cila ishte zhdukur në të njëjtën kohë, u gjet e vdekur më 8 prill. Shkaku i vdekjes së saj ishte trauma e fortë në kokë dhe qafë, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Clark.

5 Qershor 2023, 20:05 Nga a.l
MASAKËR në SHBA/ Vrasësi serial ekzekuton 6 gra, policia vihet
SHBA

SHBA- Gjatë tre muajve të fundit, 6 gra nga mosha 22 deri në 40 vjeç janë gjetur të vdekura në vende të ndryshme të izoluara në zonën e Portland, Oregon. Autoritetet po hetojnë mundësinë se ato mund të jenë viktima të të njëjtit vrasës serial. 

Policia u ka bwrw thirrje të gjitha grave të kenë kujdes. Vdekjet e grave përshkruhen si "misterioze" nga autoritetet, pasi trupat e tyre u gjetën në Portland, në një distancë prej afërsisht 160 kilometra nga njëra-tjetra, në anë të rrugëve, në pyje ose në zona të izoluara rurale.

Trupi i fundit u gjet më 7 maj nga një burrë që peshkonte në një liqen në zonën Eagle Creek të Portland. Ishte 22-vjeçarja Ashley Real, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 27 marsit, shkruajnë mediat e huaja. 

Një grua e dytë, Joanna Speaks, e cila ishte zhdukur në të njëjtën kohë, u gjet e vdekur më 8 prill. Shkaku i vdekjes së saj ishte trauma e fortë në kokë dhe qafë, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Clark.

Autoritetet vendase po bashkëpunojnë, duke shkëmbyer informacione për gjashtë gratë e vdekura, por nuk kanë dhënë detaje lidhur me misteret e vrasjeve të tyre. 

joanna speaks ashley real

Sondazh

Poll