Bota

Ministri britanik thirrje qeverisë së Kosovës: Largoni Forcat Speciale të policisë! Kryekomunarët të punojnë në zyra alternative

Ai ka deklaruar se ka angazhime konkrete të Britanisë së Madhe për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.  

5 Qershor 2023, 21:05 Nga a.l

Ministri britanik thirrje qeverisë së Kosovës: Largoni Forcat

BRITANI-  Ministri i Shtetit në Zyrën e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell është përfshirë në debatin e sotëm në Parlamentin britanik me deputeten konservatore Alicia Kearns. Kjo e fundit ka kritikuar shtetin britanik dhe vendet perëndimore për sulmet ndaj Kosovës. Ndërkohë Mitchell ka shpjeguar veprimet dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe për situatën e tensionuar në Kosovë. Ai ka deklaruar se ka angazhime konkrete të Britanisë së Madhe për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.  

Më 18 maj së bashku me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë e BE-në, ne kërkuam që për punën e komunave në veri të gjendet një zgjidhje afatgjate. Paralajmëruam kundër përdorimit të forcës apo veprimeve që mund të rrisin tensionet. Më 26 maj shprehëm shqetësimin për vendosjen me forcë të kryetarëve në objektet e komunave, si dhe veprimit të Serbisë për të rritur gatishmërinë e forcave ushtarake rreth kufirit të Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të largojë Njësitet Speciale të Policisë nga komunat, e kryetarët të ushtrojnë detyrat nga lokacione alternative. Emisari Sir. Stuart Peach ka vizituar Kosovën më 30 maj, është takuar me krerët e institucioneve atje dhe po ashtu me komandantin e KFOR-it”, ka theksuar Mitchell.

Parlamenti britanik ka diskutuar për Kosovën me iniciativën e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns.  Deputetja konservatore ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e aleatëve ndaj Kosovës. Ajo e ka quajtur inteferim të jashtëm, nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për katër komunat veriore.

andrew mitchell

Sondazh

Poll