Bota

Trazirat në veri/ Deputetja, Kearns debat në parlamentin britanik: Dhuna u 'orkestrua' nga milicia serb! SHBA dhe BE gabuan

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur nga 'milicë të armatosur' të financuar nga Beogradi.

5 Qershor 2023, 20:16 Nga a.l
Trazirat në veri/ Deputetja, Kearns debat në parlamentin britanik:
Alicia Kearns

BRITANI- Parlamenti britanik ka diskutuar për Kosovën me iniciativën e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns.  Deputetja konservatore ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e aleatëve ndaj Kosovës. Ajo e ka quajtur inteferim të jashtëm, nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për katër komunat veriore.

“Javën e kaluar, kryetarët e zgjedhur kërkuar që të ushtrojnë rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme, dhe u bë e dhunshme për shkak dhunës së orkestruar te zyrat e kryetarëve. Po që se forcat armiqësore ta merrnin në kontroll një zyrë kryetari në Britani të Madhe, ne nuk do të thonim, epo mirë shko dhe puno nga shtëpia, ne do të thonim që kjo është një përpjekje për ta ngulfatur demokracinë”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur nga 'milicë të armatosur' të financuar nga Beogradi.

Kishte koktej molotovi, kishte të shtëna armësh ndaj tyre. Kishte zjarrvënie mbi makinat e Policisë”, ka deklaruar deputetja.

Kearns gjithashtu ka kërkuar përgjigje nga kolegët e saj qeveritarë për kritikat e pabalancuara ndaj Kosovës për zhvillimet në veri. Deputetja britanike, reagimet e aleatëve perëndimorë ndaj Kosovës i ka quajtur sulme. 

alicia kearns

Sondazh

Poll