Bota

Ambasadori gjerman në Kosovë: Të zbatohen urgjentisht kërkesat e BE-së për uljen e tensioneve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së, mes të cilave shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe. 

5 Qershor 2023, 19:27 Nga a.l
Ambasadori gjerman në Kosovë: Të zbatohen urgjentisht
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së, mes të cilave shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe. 

”Kryeministri Kurti  prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/ . Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.


QUINT-i përmes një deklarate të përbashkët ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri, duke thënë se ato veprime ishin të njëanshme.  

jorn rohde

Sondazh

Poll