Politike

Pas grupit parlamentar, Bardhi mbledh në takim krerët e degëve të PD

Në selinë e re të PD-së, Bardhi ka mbledhur krerët e degëve nëpër rrethe, për të vijuar me diskutimet lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike.

5 Qershor 2023, 17:06 Nga k.m.
Pas grupit parlamentar, Bardhi mbledh në takim krerët e degëve
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas mbledhjes me deputetë të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit, Gazment Bardhi po mban një tjetër takim pasditen e sotme. Në selinë e re të PD-së, Bardhi ka mbledhur krerët e degëve nëpër rrethe, për të vijuar me diskutimet lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike.

Sot, pas mbledhjes me grupin, Bardhi zbardhi platofromën, tek e cila cilësohej si emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe. E po ashtu, një tjetër lëvizje që ai pret bashkimin e PD është ndërmarrja e tre hapave: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale; fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege; procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. 

gazment bardhi pd 5 qershor 2023

Sondazh

Poll