Sport

'Ferri' i vogëlushit Kenzos! Çaste makabre, sulmohet 8-vjeçari me tumor në kokë dhe i digjet fanela e Marsejës që kishte veshur

“Jemi të shokuar, nuk e kalojmë dot”, thotë nëna e viktimës

5 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

'Ferri' i vogëlushit Kenzos! Çaste makabre, sulmohet

FRANCE - Prokuroria e Ajaccio, në ishullin francez të Korsikës, ka hapur një hetim për sulmet ndaj një djali 8-vjeçar që vuante nga kanceri i trurit, gjatë incidenteve në ndeshjen e futbollit midis Olympique Marseille (OM) dhe ekipit vendas.

Sipas dëshmisë së nënës së djalit, një grup tifozësh të Ajaccios i sulmuan kur panë të miturin të veshur me uniformën e OM. Emri i vogëlushit viktimë është Kenzo dhe ai kishte ardhur në Ajaccio, për të përmbushur ëndrrën dhe për të parë ekipin e tij të luante në atë që ishte ndeshja e fundit e ligës franceze.

“Ishin pesëmbëdhjetë veta, kështu që nuk munda të bëja asgjë. Ata vrapuan, hapën derën e dhomës së zhveshjes, e goditën me grusht dy herë në fytyrë burrin tim, e shtynë djalin tim, i cili u rrëzua dhe goditi fytyrën në sediljen e hekurt,” shpjegon nëna e fëmijës, e quajtur Amandine, për radion publike France Bleu. "Ata ia hoqën fanelën djalit dhe e dogjën. Jemi të shokuar, nuk mund ta kalojmë atë situateë,"- shtoi ajo. 

Prokuroria e Ajaccios ka hapur një hetim, si për këtë ngjarje ashtu edhe për një sulm të pësuar nga një gazetar. Ajaccio-OM ka shkaktuar incidente të rënda në ishull që nga e premtja e kaluar, kur katër persona pësuan lëndime të lehta dhe një u arrestua në përleshjet që shpërthyen mes tifozëve të dy klubeve (mes të cilëve nuk ka histori të veçantë armiqësie).

'Ferri' i vogëlushit Kenzos! Çaste makabre, sulmohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll