Politike

Dhurata Çupi: Partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi, zgjedhjet urgjente janë vrastare

Po ashtu, ajo shtoi se në PD duhet të zhvillohet zgjedhjet dhe se duhet të drejtohen po nga Tabaku dhe Gazment Bardhi.

5 Qershor 2023, 14:20 Nga k.m.
Dhurata Çupi: Partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi, zgjedhjet
Dhurata Çupi

TIRANË- Zbardhen diskutimet e para brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në fjalën e saj brenda mbledhjes, deputetja Dhurata Çupi është shprehur se në drejtimin e partisë duhet të vijnë Jorida Tabaku ose Gazment Bardhi.

Po ashtu, ajo shtoi se në PD duhet të zhvillohet zgjedhjet dhe se duhet të drejtohen po nga Tabaku dhe Gazment Bardhi.

“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi. Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet  urgjente do të jenë vrastare,”- është shprehur më tej Çupi.

dhurata çupi pd 5 qershor 2023

Sondazh

Poll