Aktualitet

“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i Alma Beqirit: Do shkojmë në Apel

Pasi gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Beqirin, avokati u shpreh se ka mos akordim me shifrat dhe me postat e ‘ADEX-it’.

5 Qershor 2023, 13:06 Nga I.A
“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i Alma Beqirit: Do
Jordan Daci

KORÇË- Avokati i Alma Beqirit, Jordan Daci ka deklaruar se kjo nuk është një vepër penale por mosmarrëveshje civile. Pasi gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Beqirin, avokati u shpreh se ka mos akordim me shifrat dhe me postat e ‘ADEX-it’. Po ashtu Daci ka deklaruar se këtë çështje nuk do ta lënë me kaq, por do e çojnë në Apel.

"Kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje të pastër civile dhe jo vepër penale. Të gjitha shifrat krejtësisht fiktive dhe kemi të bëjmë me një çështje të karakterit fiskal dhe tregtar. Nuk ka përvetësim, fshehje, vjedhje por ka mos akordim për një pjesë të detyrimeve qe nuk dihet sa janë. Beqiri gjatë seancës ka thënë se nuk ka asnjë lloj dëshire për tu mos u kthyer këto para. Kjo çështje do të zgjidhet ne momentin qe do ketë rakordim financiar. Makinat e sekuestruara janë blerë përpara kur pretendohet të ketë ndodhur fakti penal," tha avokati. 

alma beqiri adex jordan daci

Sondazh

Poll